Kontrollet e syve, ja pse janë të rëndësishme

Kontrollet e rregullta të syve në moshat adulte konsiderohen mënyra më e mirë për diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve të syrit, si:

okulist syte Glaukoma
– Katarakti
– Retinopatia Diabetike
– Degjenerimi makular i lidhur me moshën

Këto kontrolle janë veçanërisht të rëndësishme nëse keni faktorë të shtuar risku apo predispozitë familjare për të zhvilluar sëmundje të syrit. Vizitat e para të fëmijëve nevojitet të bëhen në moshat 2 vjeç e gjysmë, 6 vjeç, 10 vjeç dhe 14 vjeç. Ndërsa të rriturit duhet të kontrollojnë sytë të paktën çdo dy vjet, mbi moshën 60 vjeç këto kontrolle duhen kryer çdo vit.

Mjeku juaj mund t’ju rekomandojë vizita më të shpeshta nëse keni diabet apo vuani nga hipertensioni, nëse ambienti ku punoni ose natyra e punës suaj mund t’ju dëmtojnë shikimin./QSUT

Postime të ngjashme

Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë