Sheqeri, vera apo qumështi, cili është më i dëmshëm për fytyrën tuaj

Lëkura është pasqyra e shëndetit tuaj dhe si dhe e mënyrës se si ushqeheni. Kequshqyerja dhe intoleranca ndaj produkteve të caktuara shkaktojnë shfaqjen e problemeve të lëkurës sidomos në fytyrë. Ja cilat janë disa nga shenjat që nuk duhet t’i injoroni:

skin 7Vera: Simptomat tipike të njerëzve të cilët janë intolerantë ndaj alkoolit apo e konsumojnë atë në sasi të mëdha janë: rrudha të theksuara në mes të vetullave, lëkurë e thatë dhe faqe të kuqe.

Qumështi: Simptomat tipike të njerëzve të cilët janë intolerantë ndaj laktozës (qumështit) janë qepallat fryra, si edhe qese të theksuara e të errëta tek zona poshtë syve. Tek këta persona  shpesh aknet shfaqen në zonën e mjekrës.

Sheqeri: Tek njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj sheqerit, zakonisht rrudhat dhe vijat shfaqen në ballë, në zonën nën sy dhe lëkura është e thatë. Sheqeri përmban molekula që lidhen me kolagjenin e lëkurës dhe për këtë arsye ajo humbet elasticitetin.

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Burimi: http://healthfooddream.com/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?