Sëmundja e puthjes, si mjekohet dhe disa këshilla

Për gazetën “Shëndet+”, Alma Hoxha, mjeke infeksioniste

Mononukleoza infektive, e njohur edhe si sëmundja e puthjes është një sëmundje me përfundim të favorshëm me përjashtim të rasteve kur sëmundja zhvillohet tek personat me imunodeficencë ose sëmundje kronike, tek ata që mund të bëjnë rupture të shpretkës, ndërlikime neurologjike dhe obstruksion të rrugëve të frymëmarrjes nga edema e fytit  të cilat mund të çojnë deri në vdekjen e pacientit.

puthja semundja faqeMononukleoza infektive është një nga shkaqet e sindromës së lodhjes kronike që karakterizohet me lodhje të theksuar, dhimbje muskulare, dhimbje artikulare dhimbje të kokës temperaturë subfebrile dhe depresion psikik.

Mjekimi

Mjekimi në rastet e lehta është simptomatik, duhet të kemi kujdes temperaturën dhe edemën e theksuar të grykës  dhe mund të përdorim aciklovir dhe interferon për të ndaluar replikimin viral. Përdoren antibiotikë vetëm në rastet  kur kemi ndërlikim të anginave nga streptokoku. Në këto raste nuk lejohet ampicilina.

Këshilla:

  • Pastërtia  vetjake
  • Për çdo rast që dyshohet për këtë sëmundje të drejtohen te mjeku infeksionist.
  • Periudha e sëmundjes është më e përhapur në pranverë dhe vjeshtë,
  • Te të rinjtë sëmundja është më e përhapur, sepse ata puthen më shumë.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë