Ja si të zgjidhni problemin e qarkullimit të dobët të gjakut dhe duarve e këmbëve të ftohta

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Qarkullimi i dobët i gjakut mund të ndikojë tek njerëzit e moshave të ndryshme dhe kryesisht ky problem shkaktohet tek gjymtyrët si duart apo këmbët. Ekzistojnë një sërë faktorësh që ndikojnë në qarkullimin e dobët të gjakut. Megjithëse ky problem mund të mos duket serioz në fillim, me kalimin e kohës ai mund të bëhet një shenjë paralajmëruese për shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme. Ja disa mënyra natyrale për ta zgjidhur këtë problem:

gjymtyreUji: pini sasi të konsiderueshme uji çdo ditë. Ai ju hidraton, ju stimulon tretjen  dhe ju furnizon qelizat me lëndë ushqyese. Sipas hulumtuesve, këshillohet të konsumohet 1.5 – 2 litra ujë në ditë.

Spec i kuq: kapsaicina është përbërësi aktiv në specin e kuq që stimulon rrjedhjen e gjakut në të gjithë trupin dhe organet. Ai forcon muret e arterieve dhe kapilarët. Speci i kuq lehtëson simptomat që lidhen me qarkullimin e dobët të gjakut, përfshirë këtu edhe dhimbjet, ndjesitë e shpimit në gjymtyrë etj.

Xhenxhefili: është një përbërës shumë i dobishëm në stimulimin e qarkullimit të gjakut. Përbërësit që gjenden në xhenxhefil, si xhinxherols dhe zingeron kanë një efekt ngrohës në trup që stimulojnë qarkullimin e gjakut në trup. Konsumimi i rregullt i xhenxhefilit pengon mpiksjen e gjakut dhe redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare./ Burimi: healthdigezt

Postime të ngjashme

Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie