Çfarë të vendosim në shportën e dhjetorit

fruta t thata 2Arrat, bajamet, lajthitë, stikat janë ushqime të çmuara për muajin e festave për të pasuruar ëmbëlsirat, shoqëruar pijet dhe qerasur miqtë. Ato përmbajnë sasi të mëdha acidesh lyrore që trupi ynë nuk i prodhon dot. Këto acide lyrore esenciale janë të domosdoshëm për mbarëvajtjen e sistemit nervor.

Këshillë: konsumi i përditshëm i frutave të thata lidhet me jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme! Arrat veçanërisht janë të pasura ne melatoninë, një hormon që rregullon ciklin e gjumit.

Kujdes: personat që kanë acid urik të lartë në gjak, duhet t’i evitojnë frutat e thata!

Ide gatimi: përdorini gjërësisht në sallata, fruta, kos dhe midis vakteve kryesore. Kujdesuni të jenë të freskëta dhe të ruajtura mire pasi janë delikate ndaj oksidimit! Nëse keni durim ti qëroni vetë, jeni vërtetë të fituar!/ Blerina Bombaj, dietologe

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?