Tendiniti nga mausi i kompjuterit

Spitali Villa Maria

Tendiniti nga mausi është një shqetësim që mund t’i prekë të gjithë, pa përjashtim moshe. Por të prekurat janë kryesisht femrat. Kjo si rezultat i ndjeshmërisë që kanë femrat dhe si pasojë e dorës së hollë.

tendinitiTre persona në dhjetë që kanë tendinit të dorës, përdorin në mënyrë të shpeshtë mausin. Tendiniti i dorës vjen si rezultat i inflamacionit të tendinitit abdutor, që ndihmon në zgjatjen e muskujve dhe mundëson lëvizjen e gishtit. Kur përdorim mausin krahu qëndron pa lëvizur, ndërkohë që gishti lëviz në vazhdimësi; në këtë mënyrë tendinat i nënshtrohen për një kohë të gjatë një lëvizje jo të natyrshme, si rezultat ndodh inflamimi. Personat më në risk për tendinit janë dizenjuesit dhe programuesit kompjuterik. Faktor tjetër që përbën risk për tendinit nga mausi është mungesa e muskujve, si rezultat tendina të ekspozuara. Për këtë arsye 10% e personave të prekur janë femra që kanë dorë të hollë.

Për të parandaluar fillimin e tendinitit nga mausi këshillohet të kryhet aktivitet fizik për të forcuar muskujt e parakrahut, si për shembull tenisi. Kur dhimbja e shkaktuar nga tendiniti është e vazhdueshme, akulli dhe pushimi nuk janë efikas, rekomandohet trajtimet e ndryshme si me lazer, ultratinguj, inoforeza etj. Inoforeza konsiston në vendosjen e dy elektrodave, njëra pozitive dhe tjetra negative në zonën e prekur.

Duhet të jemi të vëmendshëm në mosnënvlerësimin e shqetësimeve të shkaktuara nga puna e tepërt në kompjuter. Është e rëndësishme të konsultohemi me mjekun specialist për një diagnozë dhe trajtim të saktë.

Postime të ngjashme

Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur