Kam probleme me fytin. Ç’të bëj?

Kam prej më shumë se dy vjetësh probleme me fytin. Acarohet, më jep dhembje. Nuk mundem as të përtypem dhe kur flas më bllokohet frymëmarrja. Njëkohësisht bllokohem dhe nga hunda. Jam kuruar për stomakun (dy kura të ndryshme brenda dy javësh), zemrën, sinozitin (dy kura të ndryshme brenda 4muajsh), parandalues për alergji, gjithashtu dhe anti depresivë të ngjirja karton fytirekomanduar nga psikologu. Të gjitha kurimet janë dhënë gjithmonë pa siguri për rezultatet por thjesht për ta provuar. Vazhdoj të kem të njëjtat simptoma në mënyrë të përsëritur. Jam 33 vjeç. Më jepni një zgjidhje, ju lutem!

Përgjigjet mjekja otorinolaringologe Anjeza Kuçi

Vështirësia në frymëmarrje mund të vijë nga probleme ORL, sinusite, rinite, laringjite dhe probleme jo të sferës ORL (alergjike, astmatike, kardiake, gastro hepatologjike, psikiatrike, refluks).

Meqë janë bërë të gjitha konsultat e mundshme, diagnoza është përjashtuese dhe unë rekomandoj që ta nisin nga konsulta me mjekun otorinolaringolog.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?