“Video game” (video lojëra) sjellin përfitimet shëndetësore? Ja çfarë thonë studimet

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

video lojrat

Një studim i ri tregon për herë të parë se të luash video-lojëra me aksion përmirëson jo thjesht aftësitë që mësohen në lojë, por edhe aftësitë nxënëse në përgjithësi.

“Studime të mëparshme nga grupi ynë i punës ka treguar se lojëtarët e aksionit shkëlqejnë në shumë detyra. Në këtë studim të ri, ne treguam se ata shkëlqejnë pasi janë nxënës më të mirë”, shpjegon Dafni Bavelier, profesoreshë e kërkimit në shkencat njohëse dhe të trurit në Universitetin e Roçesterit. “Si rrjedhojë ata bëhen nxënës më të mirë duke luajtur lojërat aksioni me veprim të shpejtë”.

“Video lojërat mund të jenë një rrugë praktike për zhvillimin e trurit “, thotë Craig Stark, nga Universiteti i Kalifornisë, në një deklaratë për shtyp.

Hulumtuesit morën nën studim studentët e universitetit të cilët nuk ishin të prirur të luanin video lojra. Hulumtuesit  i vendosën ata të luajnë 30 minuta në ditë për dy javë, video lojëra 2 D ose 3D.

Para dhe pas periudhës dy javore, studentëve u është dhënë një test i kujtesës. Ata që luajtën video lojëra në 3 D, treguan përmirësim në testin e kujtesës, ndërsa ata që luajtën video lojëra në 2 D nuk pësuan ndonjë ndryshim.

Studimi u financua nga Instituti Kombëtar Amerikan për Plakjen dhe Fondacioni “McDonnell James S”, dhe është botuar në revistën “Neuroscience”. “Së pari, lojërat 3D kanë disa gjëra që ato 2-D nuk i kanë,” tha Stark. “Ato kanë më tepër informacion për të eksploruar. Së dyti, ato janë shumë më komplekse, me shumë më tepër hapësirë për të mësuar”, shpjegoi ai.

Burimi: http://news.health.com/

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?