Më kanë dalë disa puçrra të kuqe në këmbë, ç’të bëj?

Doktoreshë, përshëndetje. Jam një 58-vjeçar dhe para 8 muajsh më janë shfaqur ca shenja në formë rrethi me diametër rreth 5 cm me puçrra të kuqe në pjesën e përparme pak sa mbi nockat e këmbës, po ashtu edhe në pulpën të njëjtës këmbë më duar dhe kembekruhet fort. Të lutem, çfarë mjekimi më rekomandon.

Përgjigjet mjekja dermatolog Blerta Gjoni

Pacientit i rekomandohet të përdorë vetëm një krem me bazë kortizoni të lehtë, dy herë në ditë për një kohë të shkurtër 5 ditë. Kuptohet, këtë trajtim mund ta marrë nëse nuk ka mundësi për të ardhur te mjeku dermatolog. Gjithsesi, mirë do të ishte të konsultohej me mjekun më parë, në mënyrë që mjeku të shohë dhe të vlerësojë vërtet rastin dhe të japin trajtimin më të mirë për të.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës