Fëmija im nuk argëtohet (ka frikë nga klouni). A është normale?

Përshëndetje. Kam një fëmijë të vogël. E shikoj që frikësohet shumë shpejt. Edhe në kopsht nuk përfshihet me të gjitha lojërat që bëjnë fëmjët, përshembull e tremb klouni, kur të gjithë fëmijët e tjerë argëtohen me të. A është normale që një fëmijë të frikësohet për gjënë më të vogël, nuk duam që t’i krijohet gjendje ankthi?

femije semure 1Përgjigjet psikologia Orjola Pampuri

Është normale për një parashkollor të jetë i frikësuar.  Ankthi është një gjendje e natyrshme që i ndihmon të përballojnë  përvojat e reja dhe i mbron nga rreziku. Fëmijët  3 dhe 4-vjeçarë mund të jenë të frikësuar nga:  qentë, errësira ose kllounët. Fëmijë të tjerë mund të jenë të frikësuar nga situata të reja ose kur takojnë  njerëz të rinj. Disa frikëra janë veçanërisht të fituara gjatë periudhës  parashkollore si pasojë e  imagjinatës  tejet aktive  dhe mund të ndikojnë aq shumë tek ai sa mund ta bëjnë të ndihet keq, dhe mund të cojnë deri në përkeqësim të shëndetit.

Të ndjerit të lënduar  është një tjetër frikë e zakonshme (kjo është arsyeja përse ata shpesh mundohen të fshehin një gërvishtje apo një shenjë tjetër që mund t’ia ketë shkaktuar një bashkëmoshatar i tij në kopësht). Shumica e frikërave të parashkollorëve fillon të zhduket në momentin që ata fillojnë të ndjehen më të sigurt me veten dhe me mjedisin që i rrethon.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë