Për gazetën “Shëndet+”, prof.dr. Agim Karaj dhe prof.dr.Elmas Eltari
Disa meshkuj janë pa shenja klinike, domethënë pa ankesa. Kur shfaqen shenjat klinike ato përfshijnë:
- Dhimbje të testikulit ose diskomfort.
- Enjtje të testit.
- Dhimbje në fund të barkut/poshtë.
- Mund të enjten gjendrat e gjoksit (gjendrat mamare).
Nëse dikush ka ndonjë nga këto shenja, duhet të kërkojë një konsultë me mjekun.
Njeriu me kancer testikular ka një përqindje të lartë mundësie të mbijetesës deri në 5 vjet, në 95% të rasteve. Nëse kanceri nuk është përhapur jashtë testit, mbijetesa për 5 vjet mund të arrijë deri në 99% të rasteve, ndërsa nëse është përhapur në indet rrethuese ose në gjendrat limfatike rrethuese, përqindja e mbijetesës është më e vogël, rreth 80-96%.
Kimioterapia ofron një raport shërimi deri në 80%.
Rezultatet globale të kancerit testikular në SHBA në vitin 2013 ishin 8300 raste me vdekje, ndërsa në 1990-n ishin 7000 raste. Në Angli, afërsisht çdo vit diagnostikohen 2000 burra dhe përgjatë gjithë jetës, rreziku i një mashkulli nga kanceri testikular është rreth 1 në çdo 200 raste ose 0,5%.
Mosha më e zakonshme e kancerit që mund të shfaqet tek meshkujt lëkundet midis 20-39 vjeç, periudha më e zakonshme kur fillojnë tumoret, rrallëherë është parë të fillojnë përpara moshës 15-vjeçare.
Shenjat e sëmundjes
Një nga shenjat e para të kancerit testikular është shfaqja e një ‘masë të çrregullt’ në testin. Në adoleshencë dhe gjatë shërbimeve ushtarake rekomandohet një kontroll rutinë për kancerin testikular asimptomatik, ndërsa adultëve u rekomandohet një vetëkontroll apo ekzaminim mjekësor. Sidoqoftë, Shoqata Amerikane e Kancerit rekomandon që duhet të kontrollohen individët kur kanë histori familjare me kancerin.
Shenjat e sëmundjes mund të përfshijnë një ose disa nga ato që pasojnë:
- Një masë në testin që mund të jetë ose jo e dhimbshme.
- Dhimbje e mprehtë ose e shurdhët.
- Ndjenja e rëndimit në skrotum.
- Zmadhimi i gjoksit (gynecomastia) nga efektet hormonale të β-hCG,
- Dhimbje lumbare (mezi) nga përhapja e tumorit në nyjet limfatike të shpinës.
Nuk është e zakonshme përhapja e kancerit në organet e tjera, përveçse në mushkëritë. Nëse ndodh kjo, atëherë do të ketë këto shenja:
- Shkurtim të frymëmarrjes (dispnoe), kollë dhe gjak (hemoptosis).
- Enjtje në qafë, nga metastazat në gjëndrat limfatike.


