Keni dhimbje këmbësh? Ja shkaku dhe zgjidhja

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

dhimbje kembeshNëse keni vazhdimisht dhimbje këmbësh: shkaku mund të jetë i vështirë për t’u identifikuar, shkaktarët e dhimbjeve mund të jenë lodhja muskulore (nga një stërvitje të vështirë apo këpucë të parehatshme), dehidratim apo qëndrimi ulur për një kohë të gjatë. Këto dhimbje mund të jenë një tregues i niveleve të ulëta të magnezit, kalciumit apo kaliumit në gjak. Në raste të rralla, dhimbjet janë të lidhura me problemet e qarkullimit të gjakut apo me problemet e tiroides.

Për të parandaluar dhimbjet e këmbëve të përpiquni të shtrini këmbët në krevat. Veçanërisht në qoftë se mendoni se lodhja e muskujve është shkaku i problemit tuaj. Sigurohuni të flini shtatë deri në tetë orë gjumë në natë dhe pini shumë ujë.

Hani një dietë të ekuilibruar, me shumë kalcium (produktet e qumështit janë një mënyrë e shkëlqyer për eliminimin e dhimbjessë këmbëve), magnez (mund ta merrni nga ushqime si bajame, bukë gruri dhe spinaq) dhe kalium (gjendet në mish dhe peshk, si dhe banane ose brokoli ). Një shtesë magnezi prej 300 miligram mund t’ju ndihmojë në eliminimin e dhimbjeve tek këmbët.

Nëse jeni shtatzënë, konsultohuni me gjinekologun tuaj

Burimi: http://www.health.com/

 

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?