Ushqimet më të mira dhe të këqija për gjumin

Shpeshherë ne konsumojmë ushqimet sipas shijes, por nuk dimë t’i klasifikojmë ato për nga vlerat ushqyese që përmbajnë. Momenti para gjumit është shumë i rëndësishëm, pasi na ndodh jo rrallë të konsumojmë ushqime që nuk duhet të përdoren.

Ja dhe një listë e ushqimeve më të mira dhe më të këqija:

gjume ushqimMë të mirat:

Qershitë: kanë vlera të shumta ushqyese dhe përmbajnë melatoninën, një kimikat që ndihmon në kontrollin e orës së brendshme të trupit.

Bananet: ndihmojnë në nxitjen e gjumit sepse përmbajnë magnez dhe kalium, që relaksojnë muskujt. Ato gjithashtu përmbajnë edhe karbohidrate që ju ndihmojnë të flini më mirë.

Patatja e ëmbël: Janë ndihmëse shumë të mira të gjumit. Sigurojnë jo vetëm karbohidrate, por edhe kaliumin, si relaksues të muskujve. Kalium kanë edhe patatet e zakonshme.

Çaji i sanëzës: rrënja e bimës së sanëzës rezulton që të përmirësojë cilësinë e gjumit. Kështu që çaji i sanëzës, bashkë me kamomilin ju ndihmon të flini. Kjo për faktin se ato nuk përmbajnë kafeinë.

Më të këqijat:

Hamburger me proshutë: ka përmbajtje të lartë yndyre dhe është e garantuar që do të jetë një “vrasës” gjumi, pasi stimulon prodhimin e aciditetit në stomak, duke shkuar në ezofag dhe duke shkaktuar urth.

Vera: Çdo lloj alkooli është “i tmerrshëm” për gjumin. Alkooli përthithet shpejt nga trupi duke ju bërë të zgjoheni herë pas here gjatë natës.

Kafeja: përmban kafeinë, që është një stimulant i nervave qendrore. Nëse doni të qëndroni zgjuar natën, pini kafe.

Çokollata e zezë: përmban jo vetëm kalori, por edhe kafeinë.

Red Bull: Edhe këtu fajtor është kafeina. Madje kjo pije ka më shumë kafeinë se kafja, kështu që s’do të ishte keq t’i eliminonit pijet energjike para gjumit. Sepse tek disa njerëz kafeina është aktive për të paktën 8 orë.

Përgatiti për “Shëndet+”: Donjeta Zeka

Postime të ngjashme

Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale