Ushqimet që nuk duhet të ndani nga dieta e përditshme

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

  • alkalieneAvokado, banane, manaferrat, karrota, selino, hurma apo hudhër mund të jenë darka juaj e shijshme! Kur trupi ka nevojë urgjente për pastrim, ju keni nevojë të konsumoni ushqime që janë shumë të pasura me antioksidantë prandaj ushqimet e lartpërmendura janë perfekte për raste të tilla.
  • Lakra e bardhë ose e kuqe, molla e ëmbël dhe kajsia mund të jenë pjesë e mëngjesit. Këto  ushqime ju ndihmojnë me tretjen, që do të thotë se janë të larta në fibra. Ato janë gjithashtu të larta në enzimat të cilat janë shumë të dobishme në mbajtjen e ekujlibrit hormonal në trup.
  • Rrushi, dardha, lëngje perimesh, frut pasioni, ananasi dhe kumbullat janë gjithashtu fantastike. Ky grup është i pasur me antioksidantë dhe vitamina A, B dhe C në veçanti. Ananasi, është gjithashtu i pasur me L-carnitine, e cila përdor yndyrën e trupit si një burim të energjisë dhe është e mirë për të pakësuar yndyrën e barkut. Lëngjet e perimeve, nga ana tjetër, janë të larta në hekur dhe të mira për procesin e detoksifikimit.
  • Mangot, pjepri, papaja, dhe majdanozi janë perfekte për përmirësimin e shëndetit të veshkave .
  • Limoni është gjithmonë zgjedhje e përkryer, rekomandohet të konsumohet i shtrydhur.

 

Burimi: http://healthyfood4us.com/

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?