Angelina Jolie në menopauzë: “Nuk dëshiroj më të jem e re”

Përgatiti për “Shëndet+”: Eneida Mjeshtri

Tetë muaj më parë Angelina Jolie foli për New York Times rreth vendimit të saj për të hequr vezoret për shkak se rrezikonte të zhvillonte në të ardhmen kancer të vezoreve. Operacioni bëri që ajo të hyjë në mënyrë të menjëhershme në menopauzë të hershme. Në një intervistë për të njëjtën gazetë, aktorja 40-vjeçare thotë se po mësohet ta përqafojë këtë stad të ri të jetës së saj.

Angelina-Jolie-AU-Summit“Po më pëlqen shumë të jem në menopauzë”, shprehet Jolie. “Nuk pata ndonjë reagim të tmerrshëm nga kjo gjë, prandaj ndihem me fat. Është e vërtetë: ndihem e vjetër, por ndihem e qetë që jam e vjetër. Ndihem e lumtur që munda të moshohem. Të arrij moshën që kam.  Nuk dëshiroj më të jem e re.”

Jolie është mbartëse e mutacionit gjenetik të gjenit BRCA1.  Sipas Institutit Kombëtar të Kancerit të SHBA, femrat  që mbartin gjenetikisht këtë gjen, kanë mundësi më të mëdha për të zhvilluar kancer të vezoreve ose kancer të gjirit krahasuar me femrat që nuk e trashëgojnë këtë mutacion. Jolie ka gjithashtu një historik familjar të lidhur me kancerin- nëna e saj, Marcheline Bertrand, vuajti nga kanceri i gjirit dhe vdiq nga kanceri i vezoreve kur ishte vetëm 56 vjeç.

angelina jolieDisa herë për New York Times Jolie është shprehur se rreziku personal që ajo të zhvillonte kancer, sipas doktorëve që  e kanë ndjekur historikun e saj shëndetësor, konsiderohej rreth 87 përqind për kancer të gjirit dhe rreth 50 përqind për kancer të vezoreve. Për pasojë, në vitin 2013 Jolie zgjodhi të hiqte të dy gjinjtë e saj dhe në verë të këtij viti hoqi edhe vezoret.

“Vendimi për të hequr gjinjtë nuk qe i lehtë” tregon Jolie. “Por sot jam e lumtur që e mora. Shanset që unë të kem kancer të gjirit sot janë ulur në 5 përqind nga 87 përqind që ishin kur ende i kisha gjinjtë. Sot mund t’ju them me plot gojë fëmijëve të mi të mos kenë frikë se mund të humbin nënën e tyre për shkak të kancerit të gjirit. Nuk do të mund të kem më fëmijë të tjerë dhe i mirëpres disa ndryshime fizike. Por ndihem e rehatuar me çdo gjë që jeta do sjellë, jo sepse jam e fortë, por sepse kështu është jeta. Nuk ka pse të jetosh me frikë”.

angeline jolieNë një tjetër intervistë me “The Daily Telegraph”, Jolie ndau me lexuesin kujdesin që burri i saj, Brad Pitt, pati ndaj saj duke e mbështetur përgjatë kohës së operacioneve dhe për të kaluar lehtë fillimin e menopauzës.

Angelina-and-Pitt-with-their-six-kids“Ai ma bëri shumë të qartë çfarë nënkupton për të, të jesh grua. Të qenit grua nuk ka lidhje me fizikun femëror, por me zgjuarsinë, zotësinë dhe aftësinë njerëzore për të dashur dhe për t’u kujdesur për familjen e saj”, u shprehur ajo. “Kështu që qysh para operacioneve e kam ditur se duke patur më pak pjesë femërore në trupin tim, nuk do më bënte të ndjehesha më pak femër, sepse im shoq nuk do ta lejonte një gjë të tillë.”

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës