Njihuni me fëmijën që lindi pa hundë, ja si jeton ai

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

fem,ija pa hundeEli Thompson lindi pa hundë për shkak të një problemi të rrallë gjenetik të cilësuar si arhinia kongjenitale, i cili prek 1 në 197 milion foshnja. Pavarësisht mungesës së dukshme në fytyrë, nëna e tij thotë se ky fakt nuk përbën asnjë problem për foshnjën.

Eli ka lindur në 4 mars në Alabama, ai menjëherë pas lindjes ka filluar të marrë frymë normalisht përmes gojës. Fëmija u dërgua në SHBA në Spitalin e Grave dhe fëmijëve menjëherë pasi gjendja e tij u zbulua nga mjekët.

Eli ishte 5 ditësh kur mjekët kryen një ndërhyrje për ta ndihmuar me procesin e frymëmarrjes dhe që atëherë çdo gjë për të ka shkuar mirë, tha për mediat nëna e tij, McGlathery.

Eli nuk bën shumë zhurmë kur qan dhe nëna e tij duhet të mbajnë gjithmonë nën kontroll.

pa hundeNdërkohë, nëna e fëmijës tha për mediat se ajo dhe babai i Elit, Troy Thompson, kanë vendosur të mos i bëjnë operacion plastik Elit derisa ai të rritet dhe vendosë nëse do ta ndryshojë pamjen e tij apo jo.

“Deri në ditën që ai dëshiron të ketë një hundë, ne nuk duam t’ja prekim, deri atëherë ai është i përkryer kështu siç është.” tha McGlathery për mediat.

Burimi: http://www.buzzfeed.com/

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"