Këto katër mënyra mund t’ju ndihmojnë të shpëtoni nga insektet në shtëpi

Insektet janë një problem i zakonshëm, por shumë i keq në çdo familje.  Përveçse në qilar dhe tek veshjet tuaja, insektet mund të shfaqen kudo nëpër shtëpi. E megjithatë ata janë shumë të vështirë për t’u zbuluar.

Nëse shihni një ose dy insekte rreth shtëpisë suaj, atëhere ky është një alarm. Në këtë rast ju duhet të shikoni për “të dhëna” të tjera të insekteve duke parë nëse keni vrima të vogla në rrobat tuaja (zakonisht insektet kanë si objektiv rrobat e leshta).

insektetKa disa mënyra të lehta, të lira dhe natyrale që do t’ju bëjnë të shpëtoni nga insektet:

Bimët

Kjo është një nga metodat më efikase dhe nga më të lirat për të hequr insektet. Ju mund të përdorni një shumëllojshmëri të bimëve, duke përfshirë karafil, rozmarinë, trumzë ose nenexhik, për të hequr qafe insektet në shtëpinë tuaj. Bimët kanë një tjetër avantazh, sepse ata nuk janë toksike,në krahasim me produktet komerciale në treg. Duhet të vendosni një grumbull barishte ose një kombinim të shumë bimëve në një qese të vogël leckë dhe ta lidhni atë me një varg. Pastaj vendoseni këtë në çantë ose në mes të rrobave tuaja apo në ndonjë vend tjetër që shihni se ka insekte. Është e rekomanduar të ndryshoni bimët çdo muaj, sepse e humbasin aromën e tyre pas 30 ditësh.

Dru kedri

Megjithëse era e këndshme e kedrit nuk mund të jetë aq e fortë sa e bimëve, ajo është po aq efektive në heqjen e insekteve. Mund ta blini atë në formën e topave apo unazave. E mira e kësaj metode është se nuk keni nevojë për ta zëvendësuar si në rastin e bimëve.

Vajrat esenciale

Vajrat esenciale janë gjithashtu një metodë efektive për të hequr qafe të këta dëmtues të zakonshëm shtëpiak. Hidhni disa pika vaji në një bllok pambuku ose një shtupë pambuku dhe lyeni me të raftet tuaja, dyert, veshjet etj.

Gazetat

Të fundit por jo më pak të rëndësishmet, gazetat gjithashtu mund t’ju vinë në ndihmë të shpëtoni nga insektet që qarkullojnë në shtëpinë tuaj. Kjo është për shkak të faktit se insektet nuk “lulëzojnë” në erën e fortë e bojës. Ajo që ju duhet të bëni, është të vendosni vetëm disa faqe të gazetave në mes të rrobave. Këtë bëjeni çdo ditë.

Përgatiti për “Shëndet+”: Donjeta Zeqa/ Burimi: Healthdigezt

Postime të ngjashme

Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm
Konsumi për shëndetësinë, vetëm 40% e BE-së; gjysmën e faturës e paguajnë familjet, rekord në Europë
Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme