Shoqes sime i ka dalë Pap Testi me virus. A ka shpëtim?

Një shoqen time kur bëri pap test para 6 muajsh i doli çdo gjë e pastër. Kurse e ribëri, e nxorën me virus cis1 dhe cis2, por nuk pap testina thonë saktësisht se çfarë është dhe nga shkaktohet. Ju lutemi mund të na e shpjegoni se jemi shumë në ankth. Jetojmë në Greqi dhe gjuhën e doktorëve nuk e kuptojmë. Kurohet? A ka shpëtim? Se me sa kam kërkuar, është në familjen e tumoreve.

Përgjigjja nga mjeku gjinekolog Rustem Celami

Për Pap Testin, duhet bërë Analiza e HPV-së për të parë nën tipet dhe të bëhet një pap test tjetër ku të lexohet nga një mjek tjetër. Teorikisht, pasi bëhet një pap test dhe del CIN 1 apo CIN 2 që janë faza para malinje. Duhet vlerësuar dhe krahasuar me testin e parë, sa kohë ka diferencë, dhe pastaj bëhet kolposkopi ose pap test i dytë. Por sot në Perëndim po kërkohet të bëhet analiza e HPV, sepse ka shumë nëntipe si virus dhe vetëm disa nëntipe shkaktojnë kancer të qafës së mitrës.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë