Keni duar dhe këmbë të ftohta? Ja pse ndodh kjo!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

duar kembe te ftohtaKy fenomen ndodh në rastet e ekspozimit në temperatura të ulta apo strese mendore, gjë e cila shkakton ngushtim të enëve të gjakut dhe kufizon furnizimin e gjymtyrëve me gjak. Me kalimin e kohës, qarkullimi i gjakut kufizohet më tej. Kur ndosh ky proces, kemi të bëjmë me “atak.” Gjatë një “ataku” ngjyra tek majat e gishtave mund të ndryshojë, nga e bardhë mund të transformohet në ngjyrë blu ose në të kuqe. Gjithashtu mund t’i ndjeni ato të ftohtë dhe të mpirë nga mungesa e rrjedhjes së gjakut.

Shumica e njerëzve mendojnë se arsyeja kryesore për duart ftohta është qarkullimi i pakët i gjakut për shkaqe të ndryshme si: kolesteroli i enëve të gjakut, i cili mund të shkaktojë edhe bllokim të tyre. Kur gjaku nuk rrjedh nëpër trup si duhet, ju ndiheni të ftohtë kryesisht tek duart edhe tek këmbët.

Anemia është një tjetër faktor i cili zvogëlon furnizimin e trupit me oksigjen. Një arsye kjo pse keni duar dhe këmbë të ftohta.  Përveç duarve të ftohta, anemia mund të shkaktojë lodhje, dhimbje koke, marramendje dhe lëkurë të zbehtë. Shumica e rasteve të anemisë mund të trajtohen lehtë duke konsumuar ushqime me përmbajtje të lartë hekuri.

Burimi: http://www.topnaturaltips.com/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?