Të gjithë duam të jemi të shëndetshëm dhe për këtë duhet konsumojmë sa më pak ushqime të konservuara. Një nga ushqimet që parandalon problemet shëndetësore është banania. Ky frut është i pasur me vitamina, vlera ushqyese dhe fibra.
Doni të dini më shumë rreth këtij fruti? Lexoni më poshtë!
Bananet përmbajnë triptofan, i cili konvertohet në serotoninë nga trupi ynë. Ky proces konvertimi na ndihmon të relaksohemi dhe të ndihemi të lumtur.
- Është shumë e mirë për flokët
Banania thuhet se është shumë e pasur me kalium, vajra natyrale, karbohidrate dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në zbutjen e flokëve. Ajo mbron gjithashtu elasticitetin e flokëve dhe pengon ndarjen në fund të tyre.
- Banania konsiderohet si burim energjie
Banania është konsideruar si një burim i mirë energjie, pasi është e pasur me vitamina dhe minerale.
- Banania ndihmon në rastin e sëmundjes së anemisë
Banania është një burim i pasur i hekurit, që ndihmon në stimulimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe prodhimin e hemoglobinës.
- Ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut
Meqë bananet përmbajnë shumë pak sodium dhe janë të pasura me potasium, ata konsiderohen si ushqimi i duhur për pacientët që kanë probleme me tensionin e gjakut dhe me zemrën (Kujdes! Nëse hahen në sasi, mund të ndërhyjnë me ilaçet për zemrën!).
Përgatiti për “Shëndet+”: Blertina Koka


