Aknet, ç’tregojnë për shëndetin tuaj

Gjithçka ndodh për një arsye. Edhe nëse nuk e dini arsyen në fillim, do ta kuptoni më vonë. E njëjta gjë ndodh edhe me aknet (puçrat) në fytyrë. Ato shfaqen në fytyrë për shkak të disa problemeve që mund të keni me shëndetin.

fytyra e kuqePjesa e sipërme e ballit

Pjesa e sipërme e ballit lidhet direkt me sistemin e tretjes, sidomos me zorrën e trashë dhe fshikëzën e urinës. Nëse shfaqen puçrra në këtë pjesë, atëherë duhet të dini se kjo ndodh për shkak të një diete të varfër ushqimore dhe mbledhjes së helmeve në trup.

Pjesa e poshtme e ballit

Kjo pjesë lidhet direkt me mendjen dhe shpirtin. Stresi mund të jetë shkaku kryesor i shfaqjes së puçrrave në këtë pjesë. Përpiquni të organizoni ditën më mirë dhe të flini para orës 23:00.

Hunda

Hunda lidhet direkt me zemrën. Stresi dhe tensioni i gjakut janë shkaktarët kryesorë të shfaqjes së puçrrave tek hunda. Prandaj, gjeni kohë për t’u qetësuar dhe relaksuar.

Faqja e djathtë

Faqja e djathtë lidhet direkt me mushkëritë. Shkaqet kryesore të shfaqjes së puçrrave në këtë pjesë janë pirja e duhanit, alergjia dhe problemet me frymëmarrjen.

Goja dhe pjesa e mjekrës

Pjesa e gojës dhe mjekrës lidhet me stomakun dhe zorrën e hollë. Zakonisht shfaqen puçrra në këtë pjesë për shkak të kapsllëkut dhe konsumimit të ushqimit të shpejtë. Duhet të keni shumë kujdes me dietën ushqimore.

Përgatiti për “Shëndet+”: Blertina Koka

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?