Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Një lëkurë e bukur dhe e shëndetshme mund të arrihet më së miri duke përdorur përbërësit që ndodhen në shtëpinë tuaj. Shumë njerëz të çdo moshe, vuajnë nga aknet dhe shpesh kërkojnë mënyra të ndryshme për t’u përballur me këtë problem dhe për ta luftuar atë. Disa e kanë gjetur shpëtimin tek mjekësia alternative prandaj ne ju këshillojmë ta provoni! Ja disa receta të dobishme për eliminimin e akneve nga pjesë të ndryshme të trupit.
Aknet në skalpin e kokës: Flokët shkaktojnë djersë dhe pengojnë qarkullimin e ajrit në kokë. Flokët janë mjedis i mirë për të iniciuar shfaqjen e akneve në skalpin e kokës. Këtë problem mund ta zgjidhni duke përdorur sode buke dhe uthull.
Përzieni një lugë çaji sode buke me ujë të ngrohtë. Merrni një gotë e gjysmë uthull molle dhe përziejeni me një filxhan e gjysmë ujë. Sodën dhe ujin e ngrohtë aplikojeni në rrënjët e flokëve dhe masazhoni butë skalpin. Uthullën dhe ujin përdorini si kondicioner për flokët dhe vendosini në flokë për dy minuta para se t’i lani.
Puçrrat e fytyrës dhe të gjoksit shkaktohen nga qelizat e vdekura të lëkurës të cilat ndërveprojnë me bakteret. Lëkura e kuqe dhe puçrat në formën e gungave shkaktohen nga gjëndrat e bllokuara të djersës.
Banjot me kripë Epsom janë një mënyrë të natyrshme për të kuruar aknet e trupit. Kripërat Epsom janë kristale të lirë të një mineral sulfate magnezi. Për më tepër, kripërat Epsom përmbajnë magnez, zink, kalium dhe vitaminë D. Këto substanca hynë direkt në lëkurë duke mundësuar kështu pastrimin e thellë të saj.
Burimi: naturalbeautytips


