Ja pse ushqimet pikante ju zgjasin jetën!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

pikanteNuk ka asnjë pilulë magjike që mund t’ju bëjë të jetoni më gjatë, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për ushqimin.

Një studim nga Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard publikoi në 4 gusht 2015, një studim ku thuhej se njerëzit që hanin ushqime pikante pothuajse çdo ditë, kishin rrezik 14% më të ulët për të vdekur krahasuar me njerëzit që hanin ushqime pikante një herë në javë.

Hulumtuesit vlerësuan informacionin shëndetësor dhe dietat e gati 500.000 njerëzve në Kinë nga viti 2004 deri në vitin 2008, duke i mbikëqyrur ata edhe disa vjet më vonë. Studimi ishte vëzhgimor, kështu që nuk ka treguar se të gjitha ushqimet pikante kanë qënë shkak që njerëzit të jetojnë më gjatë. Njerëzit që i kanë konsumuar rregullisht erëzat, veçanërisht specat djegës të freskëta, kishin më pak të ngjarë të vdisnin gjatë periudhës së studimit në krahasim me ata që konsumuan ushqim me erëza më rrallë. “Disa dëshmi nga studime të tjera tregojnë se përbërësit bioaktive që ndodhen në ushqimet pikante, mund të ulin kolesterolin” e keq “dhe trigliceridet si dhe të përmirësojnë inflamacionin”, thotë autori i studimit Dr. Lu Qi.

Kini kujdes: ushqimet pikante mund të shkaktojnë rritje të acidit të stomakut tek disa njerëz, duke shkaktuar urth. Duhet të konsultoheni me mjekun nëse doni t’i konsumoni ato.

Burimi: http://www.health.harvard.edu/

 

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm