Sa të pastra janë duart pas larjes, zbulojeni tani!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

duar 3Sa të sigurt jeni se duart tuaja janë të pastra pasi i keni larë ato?

Të lani duart siç duhet është e rëndësishme për shëndetin sepse duart mund të mbartin mjaft baktere si Escherichia, Salmonella, MRSA, si dhe shumë mikrobe e viruse të tjera si gripi.

Por si mund ta përcaktojmë çfarë e bën një larje duarsh të jetë efektive?

Jenny Agg, një gazetare në Daily Mail, vendosi të provonte mënyra të ndryshme për të larë duart dhe për të përcaktuar se sa e efektshme është kjo larje. Ajo vendosi të përdorë një xhel që simulon ngjitjen e baktereve në lëkurë. Ky xhel është i qartë dhe i pakapshëm për syrin e lirë, por ai duket nën dritën UV. Xheli përmban grimca të cilat janë të njëjtën madhësi si bakteret, kështu që mund të shohim bakteret që lihen pas edhe pas larjes së duarve.

Gjëja më e rëndësishme që duhet të mbani mend është përdorimi i sapunit. Mjekët thonë se për aq kohë që do të përdorni sapun do të largoni shumicën e baktereve nga duart. Sapuni nuk i vret bakteret, ai thjesht i largon nga lëkura. Pas larjes për 6 sekonda me sapun, dora ka shumë më pak baktere, por ka ende mjaft mikrobe tek pjesa e thonjve, siç duket edhe në foto.

E rëndësishme sipas ekspertëve të shëndetit, është tharja e duarve plotësisht pasi shumica e mikrobeve transmetohen lehtësisht nëpër sipërfaqet me lagështi.

Burimi: :mrhealthylife.com

                http://www.topnaturaltips.com/  

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?