Ja 7 problemet e thonjve të cilat nuk duhet t’i injoroni!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

A e dini se forma e thonjve mund t’ju japë të dhëna të rëndësishme për shëndetin? Ja cilat janë 7 problemet që nuk duhet t’i injoroni!

Gungat e vogla të ngritura mbi sipërfaqen e thoit- janë të zakonshme tek njerëzit që kanë psoriasis, një sëmundje e karakterizuar nga shfaqja e arnave dhe luspave në lëkurë. Kjo formë e thoit është e lidhur me çrregullime të indit lidhor, të tilla si sindromi Reiter, dhe areata alopecia, sëmundje autoimune që shkakton humbjen e flokëve.ou5

Kur thonjtë marrin hark dhe ndryshojnë formën e tyre: ky ndryshim forme mund të ndodhë si pasojë e viteve. Ndonjëherë, kjo formë mund të jetë rezultat i oksigjenit të ulët në gjak dhe një shenjë e llojeve të ndryshme të sëmundjeve të mushkërive. Kjo formë e thoit është e lidhur edhe me sëmundjet inflamatore të zorrëve, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet e mëlçisë dhe AIDS.thonj w

Thonjtë lugë: shpesh, thonjtë lugë janë shenjë e mangësisë së hekurit. Thonjtë “lugë” gjithashtu mundtë lidhen me sëmundjet e zemrës.luge

Thonj ngjyrë rozë tek majat: shumica e thonjve kanë ngjyrë të bardhë me përjashtim të një grupi të vogël që tek majat marrin ngjyrë rozë. Kjo nuancë e thonjve ndonjëherë mund t’i atribuohet plakjes. Në raste të tjera, mund të shkaktohen nga sëmundje të mëlçisë, sëmundje të zemrës, veshkave ose diabetit.roze

Vija mes për mes thonjve: këto vija mund të shfaqen kur zona nën kutikul është ndërprerë nga ndonjë lëndim ose sëmundje e rëndë. Këto probleme tek thonjtë lidhen me diabetin e pakontrolluar dhe sëmundjet vaskulare periferike, si dhe sëmundjet që lidhen me temperaturën e lartë, të tilla si fruth, shyta dhe pneumoni. Këto vija mund të jetë gjithashtu shenjë treguese e mangësisë së zinkut.thoi mishi

Kur thoi ndahet nga mishi: kjo gjendje është e njohur si onikolisis, pjesa e ndarë nga mishi merr nuancë të bardhë, të verdhë apo të gjelbër. Kjo gjendje e thonjve ndonjëherë është e lidhur me ndonjë lëndim apo infeksion. Në raste të tjera kjo gjendje merret si reagim ndaj drogës apo të konsumimit të produkteve të tjera si ngjitës thonjsh. Tiroidet dhe psoriasis, gjithashtu mund të shkaktojnë ndarjen e thoit nga mishi.

ndarje nga mishiSindroma e thonjve të verdhë: kur thonjtë preken nga kjo sindromë, rritja e tyre ngadalësohet. Kjo gjendje e thonjve shpesh konsiderohet si shenjë e sëmundjeve të frymëmarrjes, të tilla si bronkit kronik. Kjo sindromë gjithashtu mund të jetë e lidhur me ënjtjen e duarve (limfedema).thonj te verdhe

Burimi: http://www.mayoclinic.org/

 

 

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve