5 ushqimet që pastrojnë arteriet

Për të pasur një zemër të shëndetshme, duhet të keni edhe arterie të shëndetshme, të cilat dërgojnë gjakun e shëndetshëm nëpër inde. Nëse arteriet nuk pastrohen, ato mund të bllokohen dhe qarkullimi i gjakut bëhet shumë i vështirë. Bllokimi shkaktohet nga kolesteroli, yndyra, mbetjet qelizore, fibrina dhe kalciumi.

hudhraMënyra më e mirë për të pastruar arteriet është konsumimi i ushqimeve të shëndetshme. Më poshtë do të gjeni ushqimet e duhura në pastrimin e arterieve, të cilat duhet t’i përfshini menjëherë në dietat tuaja:

  1. Hudhra

Mënyra më e lehtë në pastrimin e arterieve është përdorimi i hudhrës në vaktet tuaja. Sipas një studimi në Gjermani, konsumimi i rregullt i hudhrës parandalon ngurtësimin e aortës. Gjithashtu ul nivelin e kolesterolit të keq dhe përmirëson funksionimin e zemrës.

  1. Shega

Një ushqim që ndihmon në zhbllokimin e arterieve, siç konfirmohet në një studim të publikuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”. Ky frut përmban sasi të mëdha polifenoli, vitaminë C dhe antioksidues të tjerë. Ai ndihmon gjithashtu në prodhimin e oksidit nitrik, i cili i mban të hapura arteriet dhe e bën më të lehtë rrjedhjen e gjakut.

  1. Salmoni

Salmoni, peshku me yndyrë i njohur për vlerat shëndetësore, ndihmon në largimin e pllakës bakteriale. Ka omega 3 acide yndyrore, përfshirë këtu acidet EPA dhe DHA. Të dyja këto acide rrisin kolesterolin HDL apo kolesterolin e mirë, po ashtu ulin nivelin e triglicerideve të rrezikshme dhe përhapjen e pezmatimit në enët e gjakut.

  1. shafranShafrani i Indisë

Shafrani i Indisë është një erzë e cila, nëse e përdorni në ushqim, ndihmon në pastrimin e arterieve. Shafrani është i pasur me kurkumin, një përzierje shumë e shëndetshme dhe që sjell të mira shëndetësore, përfshirë këtu uljen e mundësive për inflamacion dhe dëmtimin e enëve të gjakut.

  1. Vaji i ullirit

Vaji i ullirit ekstra i virgjër është jashtëzakonisht i mirë për zemrën. Ky lloj vaj ulliri përmban antioksidues, veçanërisht polifenolë të shëndetshëm për zemrën. Nëse vaji i ullirit kombinohet me yndyrnat mono të pangopura, atëherë ul nivelin e kolesterolit të keq, duke përmirësuar sasinë e kolesterolit të mirë. Si rezultat, pllaka bakteriale hiqet menjëherë.

Arteriet luajnë një rol kyç në zemër dhe për rrjedhjen e gjakut. Normalisht, arteriet janë të forta, elastike dhe fleksibël, por depozitat i ngurtësojnë, gjë që pengon shpërndarjen e gjakut me oksigjen në të gjithë trupin.

Përdorini ushqimet e sipërpërmendura për të pastruar arteriet dhe në të njëjtën kohë për të mbajtur zemrën e shëndetshme.

Shqipëroi për “Shëndet+”: Blertina Koka

Postime të ngjashme

3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj