Truri dhe ushqimi, ja ku qëndron lidhja mes tyre

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

tru uTruri gjithmonë kujdeset për mendimet tuaja, lëvizjet, frymarrjen, rrahjet e zemrës dhe shqisat. Ai punon edhe ndërsa ju jeni në gjumë. Kjo do të thotë truri kërkon një furnizim konstant të karburantit. “Lënda djegëse” vjen nga ushqimet që hani, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në strukturën dhe funksionin e trurit.

Dieta të larta në sheqerna të rafinuar, për shembull, janë të dëmshme për trurin. Përveç përkeqësimit të niveleve të insulinës, ato gjithashtu nxisin inflamacion dhe stres oksidativ. Shumë studime kanë gjetur një lidhje midis një dietë të lartë në sheqerna të rafinuar dhe dëmtimin e funksionit të trurit. Madje ka pasur raste të çrregullimeve në humor, të tilla si depresioni.

Në qoftë se truri është i privuar nga të ushqyerit me cilësi të mirë, ose në qoftë se radikalet e lira të dëmshme dhe qelizat inflamatore qarkullojnë brenda hapësirës të mbyllur të trurit, duke kontribuar më tej në lëndimin e indeve, pasojat mund të jenë të rënda.

Interesant është fakti se për shumë vite, në fushën e mjekësisë nuk është pranuar plotësisht lidhja midis trurit dhe ushqimit.

Sot, për fat të mirë studimet kanë dalë në përfundimet se ka shumë korrelacione jo vetëm mes asaj çfarë hani dhe mendoni, por edhe mbi llojet e ndryshme të baktereve që jetojnë në zorrë dhe se si ato ndikojnë në shëndetin e trurit tuaj.

Burimi: http://www.health.harvard.edu/

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj