Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Për t’u mbrojtur nga sëmundja e rëndë e kancerit, kontrollet rutinë nuk janë të mjaftueshme. Ju duhet të komunikoni me trupin tuaj dhe të vini re në qoftë se diçka nuk po shkon si duhet. Ja disa shenja që nuk duhet të injorohen:
Kollë kronike ose dhimbje gjoksi: Disa lloje të kancerit, duke përfshirë edhe atë të mushkërive, mund të shkaktojnë simptoma të tilla si: kollë ose bronkit. Disa nga pacientët që janë diagnostikuar me kancer të mushkërive, raportojnë se kanë pasur dhimbje gjoksi që shtrihet deri në supe ose poshtë krahut.
Vështirësi në gëlltitje: Kjo është shenja e parë që lidhet me kancerin në fyt ose mund të jetë nga shenjat e para të kancerit të mushkërive.
Nyjet limfatike apo gunga në qafë ose ije: Tregojnë ndryshime në sistemin limfatik, të cilat mund të jenë shenjë serioze që paralajmërojnë kancerin.
Burimi: healthadvisorgroup.com


