Ushqimet që ju plakin lëkurën dhe që i përdorni çdo ditë

Keni pyetur ndonjëherë veten pse nuk ndiheni aq mirë sa doni pas një feste në fundjave apo pas një feste ditëlindjeje? Kjo ndodh sepse ajo çka konsumoni ndikon në lëkurën tuaj. Edhe pse efektet nuk vihen re pas një vakti, ushqimi i pashëndetshëm ju bën të dukeni më të vjetër. Zbuloni disa nga ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni shpesh.

  1. plakja e lekuresUshqimet me shumë sheqer bëjnë që qelizat e gjakut ta kenë të vështirë ta përpunojnë atë. Grimcat e sheqerit që nuk treten përzihen me proteinat. Kjo çon në dëmtimin e kolagjenit të lëkurës, tepër i rëndësishëm për një lëkurë të mirë.
  2. Pijet alkoolike dëmtojnë mëlçinë. Mëlçia është ajo që pastron trupin nga përzierjet e dëmshme. Disa nga këto përzierje e shkatërrojnë lëkurën. Problemet në lëkurë, si puçrrat dhe rrudhat shkaktohen nga keqfunksionimi i mëlçisë.
  3. Shumë nga ju do të befasoheni, por vera e bardhë e dëmton pamjen tuaj, si dhe është veçanërisht e dëmshme për dhëmbët. Acidet në këtë verë shkatërrojnë smaltin e dhëmbëve, duke bërë që të prishen dhe zverdhen lehtë. Mos i lani dhëmbët menjëherë pasi të keni pirë verë. Prisni të paktën një orë.
  4. Ushqimi i radhës në listë është kripa. Shumë ushqime të konservuara kanë kripë në përbërjen e tyre. Kjo bën që trupi të grumbullojë ujë dhe të dukeni si të fryrë.
  5. Mishi i përpunuar me sasi të mëdha sulfati dhe konservantësh shkakton inflamacion në pjesë të caktuara të lëkurës. Dhe, siç e përmendëm më sipër, kjo ju bën të dukeni më të plakur nga ç’jeni në të vërtetë. Mishi i përpunuar ka gjithashtu sasi të mëdha kripe.
  6. Ushqimi me shumë erëza ka ndikim negativ në lëkurë. Po ashtu tek gratë që po kalojnë në menopauzë, ushqimi me erëza ndikon negativisht, sepse studiuesit mendojnë se enët e gjakut në lëkurë janë më aktive gjatë kësaj periudhe. Konsumimi i herëpashershëm i ushqimeve me erëza nuk përbën problem, por konsumi i përditshëm mund të shkaktojë variçe, po ashtu edhe skuqje të lëkurës.
  7. Pijet energjike mund t’ju japin energjinë e nevojshme për të kryer një detyrë të lodhshme për ju. Por gjithashtu mund të dëmtojnë dhëmbët. Studimet e fundit kanë treguar se pijet energjike heqin më shumë smalt se pijet sportive. Ato kanë gjithashtu nivel të lartë aciditeti që çon në zverdhjen e dhëmbëve.

Shqipëroi për “Shëndet+”: Blertina Koka

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës