Si të kuroni thoin e futur në mish me një mënyrë alternative!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

thuaRritja e thoit ngjitur me mishin është një gjendje kronike, që sjell dhimbje të cilat mund të shkaktohen nga një mori arsyesh.

Metoda konvencionale për heqjen e thoit të hyrë në mish përfshin ndërhyrjet kirurgjikale. Megjithatë, ju mund të shmangni kirurgjinë në qoftë se e trajtoni këtë problem në kohë, pa arritur të dalin komplikime.

Ky trajtim në shtëpi në mënyrë efektive mund t’ju ndihmojë të shpëtoni nga  thoi i hyrë në mish pa irrituar indet përreth gishtit.

Përgatisni një dush të nxehtë. Në 5L ujë shpërndani 2-3 lugë sode buke dhe një majë kripë. Temperatura e ujit nuk duhet të jetë më e lartë se 37 gradë. Vendosni këmbët për 20 minuta në ujë.

thua gishtPastaj, përpiquni  të ndani thoin nga mishi duke vendosur një fashë të vogël mes mishit dhe thoit. Mos harroni ta lyeni fashën me jod ose një ilaç tjetër antibakterial. Për të lehtësuar dhimbjen, rrethoni gishtin me një fasho ose  ankeplast. Lereni  të veprojë për 24 orë dhe pastaj përsërisni procedurën duke zëvendësuar fashën mes mishit dhe thoit me një të re.

 

Burimi: http://www.topnaturaltips.com/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?