Kjo bimë parandalon dhe kuron rënien e flokëve! Recetë efektive!

Nëna natyrë na ka dhënë gjithçka na duhet për të qenë të shëndetshëm, duhet vetëm të dimë si të përfitojmë prej tyre. Ka shumë bimë dhe barishte që na ndihmojnë në shumë gjendje mjekësore, ose thjesht të na mbajnë të shëndetshëm.

hithraHithra thumbuese është një ndër bimët më të mira dhe të shëndetshme në natyrë. Ka shumë veti kuruese. Hithra është e pasur me lëndë ushqyese. Ka shumë kalcium, fosfor, hekur, vitamina C, A, B2, K dhe shumë të tjera.

Hithra pastron gjakun dhe rrit numrin e qelizave të kuqe të gjakut. Në mjekësinë popullore përdoret shpesh për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, në trajtimin e mëlçisë, shëron infeksionet virale dhe bakteriale.

Hithra ka lëndë ushqyese dhe kur bëhet fjalë për kujdesin e flokëve. Ka efekte në flokë, ndalon dhe parandalon rënien e flokëve dhe nxit rritjen e tyre. Nëse i lani flokët me çaj hithre, do t’ju bëhen më të shëndetshme dhe më të trasha. Do t’ju rriten shpejt dhe parandalon rënien e tyre.

Receta:

Merrni katër ose pesë tufa hithre të freskëta ose të thata dhe hidhini në një enë që ka 5 litër ujë. Ziejini në temperaturë të ulët, derisa uji të fillojë të vlojë. Lëreni të ziejë për 5 minuta dhe më pas hiqeni nga zjarri. Përdoreni lëngun për të larë flokët.

Nëse do të përdorni rrënjët e hithrës, merrni një tufë dhe vendosini në një enë me ujë të ftohtë. Lërini ashtu gjatë gjithë natës dhe nxirrini nesër në mëngjes. Ziejeni lëngun për 10 minuta dhe lani flokët me të.

Shqipëroi për “Shëndet+”: Blertina Koka

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha