Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Shenjat që lenë pas djegiet janë mjaft të dukshme, me shkëlqim dhe në ngjyrë të errët. Ato ndodhin për shkak të traumave apo lëndimit dhe janë në fakt rritje jo normale e indeve. Ka zgjidhje mjekësore për eliminimin e këtyre shenjave si injeksione, kirurgji apo lazer, por ato janë mjaft të shtrenjta dhe disa njerëz nuk mund t’i përballojnë çmimet e larta.
Lajm i mirë është se ka mjete alternative në shtëpi, të cilat janë efektive në eliminimin e këtyre shenjave. Provoni të ndiqni këto këshilla dhe do të surprizoheni!
Xhel Aloe Vera: shumë produkte që përdoren për lëkurën përmbajnë xhel Aloe Vera, sepse ky përbërës është plotësisht natyral dhe është provuar se shërben për rivendosjen e qelizave të lëkurës. Në qoftë se e përdorni atë rregullisht, do të parandaloni plagën të mbetet një shenjë e dukshme dhe e pakëndëshme. Aloe Vera është e pasur me vitamina C dhe E, të cilat veprojnë si antioksidantë duke mbajtur lëkurën tuaj të shëndetshme.
Aspirinë: shtrydhni 2 ose 3 tableta derisa të bëhen substancë pluhur. Pastaj shtoni pak ujë deri sa të përftoni një pastë të trashë. Aplikojeni atë në vendin e dëmtuar dhe pasi të thahet, lajeni me ujë.
Vaj hudhre: blini vaj hudhre dhe aplikojeni këtë vaj direkt në plagë për të parandaluar formimin e shenjave. Në qoftë se nuk mund të gjeni vaj hudhre shtypni një gudhër dhe aplikoni lëngun dhe tulin mbi plagë.
Burimi: http://ëëë.topnaturaltips.com/


