Një rast i ri me Ebola konfirmohet në Sierra Leone

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të premten se një person nga Sierra Leone ka rezultuar pozitiv me sëmundjen e Ebolas. Ky lajm është bërë i ditur vetëm një ditë pasi organizata e shpalli të pastër Afrikën e Jugut nga Ebola.

ebola1Pacienti vdiq para tre ditësh afër kufirit të Guinesë, raporton agjencia e lajmeve AFP. Nga ekzaminimi që ju bë viktimës rezultoi se shkak i vdekjes ka qenë virusi Ebola.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi dje se Afrika e Jugut është e pastër nga Ebola, pasi kanë kaluar 42 ditë që nga konfirmimi i fundit i një pacienti që rezultoi se nuk ishte i prekur nga virusi Ebola.

Virusi Ebola përhapet nga kontakti me lëngjet trupore (gjak, djersë, përshtymë) me njerëzit e infektuar. Ai ka vrarë më shumë se 11 mijë persona që nga viti 2013, dhe ka infektuar më shumë se 28 mijë persona të tjerë. Pjesa më e madhe e vdekjeve nga Ebola kanë ndodhur në Liberi (4,809), Sierra Leone (3,955) dhe Guine (2,536). / Përgatiti për “Shëndet+”: Blertina Koka

Postime të ngjashme

Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm
Konsumi për shëndetësinë, vetëm 40% e BE-së; gjysmën e faturës e paguajnë familjet, rekord në Europë
Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme