Ja përbërësi që ndihmon të reduktoni peshën, dhimbjet dhe përmirëson qarkullimin e gjakut!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Me origjinë në Evropën Qendrore dhe Amerikën e Jugut, speci i kuq ka gjetur përdorim në të gjithë botën për shkak të efekteve të mrekullueshme në shëndetin e njeriut. Speci i kuq djegës ju ndihmon për të humbur peshe, lehtësuar dhimbjen, ju siguron qarkullim të mirë të gjakut dhe trajton ulcerat gastrike.

spec ii kuqiSpeci i kuq djegës ndihmon në humbje peshe duke rritur temperaturën e trupit tek një person.

Kur temperatura e trupit rritet, trupi fillon të prodhojë djersë. Përmes djersës, trupi djeg më shumë kalori. Ky reagim është normal nëse konsumoni ushqimet pikante, sidomos tek njerëzit që nuk i konsumojnë shpesh.

Sipas studimeve, trupi i një personi djeg deri në 10 kalori më shumë se normalisht deri në katër orë pas konsumit fillestar të specit të kuq. Kështu do të keni  mundësi më të lartë për të humbur peshë.

Duke shtuar spec të kuq djegës në dietë, ai mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut. Një nga përfitimet është mirëfunksionimi i enëve të gjakut, duke e lejuar gjakun të rrjedhë në mënyrë më të shëndetshme. Speci i kuq gjithashtu rrit funksionin kardiovaskular duke bërë që zemra të rrahë më mirë.

Burimi: http://positivemed.com/

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm