Vdes njeriu më i vjetër në botë, 112 vjeç

Njeriu më i vjetër në botë u nda nga jeta në moshën 112-vjeçare. Japonezi Yasutaro Koide vdiq nga ataku kardiak dhe pneumonia.Yasutaro Koide

Koide, i lindur më 13 mars 1903, hyri në Librin e Rekordeve Guinness si njeriu më i vjetër në botë në gusht të vitit të shkuar. I pyetur  për sekretin e jetëgjatësisë së tij, Koide u përgjigj: “Gjëja më e mirë që mund të bëni është të shmangni punën e tepërt dhe të jetoni me gëzim.”

Sipas Librit Guinness, deri tani personi që ka jetuar më gjatë është francezja Jeanne Calment, e cila jetoi 122 vjet dhe 164 ditë. Ajo vdiq në gusht të vitit 1997.

Përshtati për “Shëndet+”: Blertina Koka/ Burimi: BBC

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?