Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Sipas një studimi të bërë, proçedurat konvencionale në stomatologji mund të kontribuojnë në lodhje kronike, paqëndrueshmëri emocionale, depresion, sklerozë të shumëfishtë, defekte në lindje, sëmundjen Alzheimer etj. Disa nga mbushjet dentare, si për shembull argjendi (amalgama) mund të përmbajnë rreth 54% mërkur dhe ta mendoni që njerëzit i kanë mbajtur dhe i mbajnë në gojë këto mbushje për më shumë se një dekadë. Shumë dentistë dhe OBSH-ja i kanë mohuar pretendimet që tregojnë rrezikshmërinë e këtyre mbushjeve.
Dr Hal Huggins është ndër të parët që bëri një rezultim të tillë. Ai tha se një sasi e vogël mërkuri në trupin e njeriut mund të rezultojë e rrezikshme. Për të shpjeguar teorinë e tij, ai dha shembullin e një eksperimenti ku përfshiu qelizat vezë. Kur qelizat vezë ranë në kontakt me mërkurin, qelizat nuk arritën dot në mitër edhe pse fekondimi ishte efektiv. Huggins pretendonte se zhiva në zgavrën e gojës lëshonte gazra 24 orë në ditë edhe ky mund të ishte shkaku i sëmundjeve të rrezikshme për jetën. Thuhet se pas publikimit të studimit të tij dr Huggins u shkarkua nga detyra, por propogandën e tij e vazhdoi duke thënë “hiqni mbushjet e argjendit dhe shëroni veten”.
Mbushjet e argjendit (silver , amalagama) janë përdorur për herë të parë në vitin 1800 në Francë dhe vazhdojne te përdoren edhe sot. Prodhimi i tyre ka kosto të lirë dhe shumë njerëz i përdorin.
Burimi: lifestyle.com


