Mjekët pa Kufij: Refugjatët në rrezik për jetën

Organizata humanitare “Mjekët pa Kufij” ka kritikuar disa shtete të Bashkimit Evropian se po vënë në rrezik jetën e refugjatëve duke i penguar që të kalojnë kufijtë.

refugjatetSipas tyre, mbyllja e kufijve dhe rregullat e ashpra vetëm sa i inkurajojnë njerëzit të kërkojnë për mënyra të tjera të rrezikshme për të hyrë në Evropë.

Kryetari i organizatës “Mjekët pa Kufij”, Brice de le Vingne, u shpreh se “reagimet e ashpra ndaj nevojave humanitare të refugjatëve ka përkeqësuar gjendjen e mijëra burrave, grave dhe fëmijëve.”

Organizata kërkoi nga Bashkimi Evropian që të krijojnë mënyra më ligjore për të lejuar refugjatët të vijnë në Evropë.

Përshtati për Shëndet+: Blertina Koka/ Burimi: Yahoo News

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?