Ja çfarë ndodh nëse pini ujë të ngrohtë çdo mëngjes

ujë të ngrohtë

Shumë njerëz e nisin ditën me një kafe ose çajë të ngrohtë. Por askush nuk pi ujë të ngrohtë, sepse asnjë nuk i di përfitimet që sjell. Uji i ngrohtë në mëngjes me stomakun bosh sjell shumë efekte pozitive në trup, si për shembull: nxit tretjen, eleminon toksinat në trup, përmirëson qarkullimin etj.

Në këtë artikull do të lexoni pse rekomandohet konsumimi i ujit të ngrohtë në mëngjes.

Detoksifikon organet – Konsumimi i një filxhani ujë të ngrohtë në mëngjes eliminon toksinat e rrezikshme nga trupi. Uji dhe lëngjet e tjera dekompozojnë ushqimin në stomak dhe nxisin tretjen. Pas të keni ngrënë, pini ujë të ngrohtë që të përmirësoni tretjen.

Përmirëson metabolizmin – Nëse keni dhimbje në stomak, pini një gotë ujë të ngrohtë para se të hani mëngjes. Kjo do të përmirësojë metabolizmin dhe trupi do të funksionojë siç duhet. Gjithashtu dhimbja e stomakut do t’ju pushojë menjëherë.

Lehtëson dhimbjen – Dhimbjet që sjellin menstruacionet lehtësohen me ujë të ngrohtë. Uji i ngrohtë qetëson muskujt e stomakut dhe lehtëson dhimbjen. Ai nuk ju bën mirë vetëm për dhimbjen nga menstruacionet, por për të gjitha llojet e dhimbjeve. Uji i ngrohtë përmirëson gjithashtu qarkullimin e gjakut në kapilarë dhe qetëson muskujt.

Ndihmon në rënien në peshë – Një gotë ujë të ngrohtë në mëngjes ndihmon në rënien e shpejtë në peshë, pasi uji i ngrohtë rrit temperaturën e trupit dhe përshpejton funksionimin e organizmit. Kjo ndihmon në djegien e kalorive, si dhe sjell efekte pozitive për veshkat dhe organet e sekretimit.

Nxit qarkullimin – Uji i ngrohtë në stomakun bosh ndihmon trupin të eliminojë toksinën dhe mbetjet e rrezikshme. Kjo çon në përmirësimin e qarkullimit.

Ngadalëson procesin e plakjes – Asnjë nuk e do plakjen e parakohshme, veçanërisht femrat. Fatmirësisht kjo mund të shmanget duke pirë ujë të ngrohtë. Toksinat në trup përshpejtojnë procesin e plakjes, por uji i eliminon dhe ngadalëson procesin. Po ashtu përmirëson elasticitetin e lëkurës.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Blertina Koka/ Burimi: My iLifestyle

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin