Dëshmia: U tremba nga kanceri, humba 38 kg 

Një vajzë obeze që kishte një nishan kanceroz humbi 38 kg brenda vitit dhe tani ajo peshon 76 kg. 25-vjeçarja Ana (Anna Yates) nga Britania e Madhe peshonte 120 kg kur shkoi në udhëtim me shoqen e saj më të mirë dhe u dogj nga dielli gjatë udhëtimit. Por nuk mendoi asgjë për këtë, derisa nëna e saj Karolin u shqetësua për  ndryshimet që kishte pësuar dy muajt e fundit nishani që ajo kishte në krah. Ana u habit kur i thanë se potencialisht nishani ishte një melanomë vdekjeprurëse (kancer lëkure).

pun Anna Yates“Kam qenë gjithmonë mbi peshë, por mundohesha ta injoroja këtë derisa isha studente. Të gjithë miqtë e mi ishin në formë perfekte dhe të dobët, por unë nuk kisha energji  dhe vullnet për të humbur peshë,” tregon Anna.

“E kam pasur nishanin që kur isha fëmijë, në parakrahun e majtë dhe mamaja ime vërejti se ai dukej ndryshe. Diskutuam shumë dhe jam shumë e kënaqur që ndoqa këshillën e saj dhe shkova tek doktorët,” shton 25-vjeçarja.

Ajo iu nënshtrua një operacioni për heqjen e nishanit, i cili kishte dalë nga ekzaminimet se është kanceroz. Doktorët e paralajmëruan se rrezikonte që këto qeliza kancerogjene  të zhvilloheshin edhe në pjesë të tjera të trupit.

Më pas asaj i vdiq gjyshi nga kanceri në pankreas, çka e bëri Anën të nxitej më shumë për t’u kujdesur për veten.

“E kisha zemrën e thyer, por e dija që ishte koha që të kujdesesha për veten. Vendosa të dobësohem në mënyrë të shëndetshme. Aktiviteti fizik fillimisht më trembte, por pastaj filloi që të më kthehej në nevojë. Gjithashtu i kushtova kujdes ushqimit”.

Ana filloi të ndiqte një dietë të shëndetshme dhe të kujdesshme për të humbur kilet e tepërta. Mëngjesi i saj ishin zakonisht patatinat, dreka ishte byrek e pasditja kishte shumë çokollata. Patatet e skuqura ishin gjithnjë të preferuarat. E ndërroi këtë regjim në lëngje frutash në mëngjes, sallatë dhe mish pule apo peshk në drekë.

Por jo vetëm ushqyerja ndryshoi. “Që kur më dogji dielli në Rodos (Greqi), jam shumë e kujdesshme kur ekspozohem në diell dhe përdor krem kundër diellit. Që kur kam humbur peshë, ndihem një person krejtësisht ndryshe dhe tani mund të vesh çdo gjë që dua”, përfundon Ana.

Burimi: Daily Mail/ Përshtati në shqip  për “Shëndet+”: Donjeta Zeqa

Postime të ngjashme

3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj