Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Intensiteti i frymës së keqe ndryshon gjatë ditës, për shkak të konsumimit të ushqimeve të caktuara (të tilla si hudhër, qepë, mish, peshk, dhe djathë), pirja e duhanit dhe konsumi i alkoolit. Gjithashtu, duke qënë se goja është e ekspozuar në më pak oksigjen dhe është joaktive gjatë natës, frymëmarrja është zakonisht më e keqe pas zgjimit. Pika më e zakonshme, prej nga vjen fryma e keqe është gjuha.
Bakteret që jetojnë në gjuhë, prodhojnë acide yndyre, dhe janë shkaktarë për 80 deri në 90% të të gjitha rasteve të frymës së keqe. Megjithatë një pjesë e madhe e frymës së keqe e ka origjinën në zorrë për shkak të tretjes të dobët. Gjithashtu, goja e thatë, duhanpirja, alkooli, problemet shëndetësore dhe medikamentet, janë shkaktarë për frymën e keqe.
Duke qënë se bakteret “e këqia” jetojnë në sheqer, ju duhet të praktikoni një dietë që eliminon sheqerin, bukën, makaronat, orizin, drithërat apo edhe frutat për disa javë. Në vend të kësaj, konsumoni proteina, perime dhe yndyrna të mira të tilla si vaj ulliri. Nëse fusni më shumë fibra në dietën tuaj është gjithashtu një ide e mirë për eliminimin e toksinave nga trupi.
Një tjetër mundësi e mirë për eleminimin e frymës së keqe dhe toksinave në zorrë është të konsumoni ujë të bollshëm, mes vakteve.
Majdanozi është shumë i lartë në klorofil. Përtypni majdanoz ose nenexhik, pasi janë një kurë natyrale për eliminimin e frymës së keqe. Përtypni këto barëra veçanërisht pasi të hani hudhër ose qepë. Majdanozi dhe nenexhiku reduktojnë prodhimin e gazit në zorrë duke promovuar tretje më të mirë.
Burimi: http://www.healthyandnaturalworld.com/


