Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Aktorja fituese e çmimit Oskar, Penelope Kruz do të rikthehet në kinematë spanjolle pas një mungese gati 6-vjeçare për të luajtur rolin e një gruaje që lufton kancerin.
Aktorja luan rolin e Magdas në film, një mësuese e papunë me një djalë, e cila përballet me diagnozën e kancerit me optimizëm dhe kurajë.
“Kjo është një nga perzonazhet më të mrekullueshme që më kanë ofruar ndonjëherë për të luajtur”, “ kam rënë në dashuri me historinë e kësaj gruaje, e cila duket si një perëndeshë” tha Cruz.
Ajo shtoi gjithashtu se “ nuk u shqetësova fare nëse do të dukesha e shëmtuar me atë pamje, prandaj i mora përsipër rreziqet”, “kjo është si një mbështetje për të gjitha gratë që përballen me këtë sëmundje” vijoi aktorja Cruz./ Burimi: mirror.co.uk




