–Maska me aspirinë për lëkurë me akne.
Përbërësit : ujë,1 lugë mjaltë, 3 aspirina. Hidhini në një enë përbërësit dhe i përziejni derisa të përftohet një masë e trashë. Aplikojeni në fytyrë dhe e mbajeni për 5 minuta. Në fund shplajeni fytyrën me ujë të ftohtë.
– Maskë me tërshërë për pastrimin e poreve: Fillimisht ju duhet të hapni poret tuaja. Në një enë me ujë të valuar hidhni limon,nenexhik dhe livando dhe vendoseni fytyrën tuaj sipër enës. Më pas vendosni dy lugë tërshërë,një lugë sodë buke në ujin e ngrohtë dhe përziejini të gjitha bashkë. Masazhoni fytyrën për 2-3 minuta. Në fund shplajeni me ujë të ftohtë.
-Maskë me uthull molle,mjaltë dhe tërshërë për çdo lloj lëkure: Nevojiten1/3 e një filxhani me tërshërë , 1 lugë mjaltë dhe 2 lugë uthull molle. Përziejni të gjitha sëbashku dhe mbajini në fytyrë për 20 minuta. Shplajeni fytyrën me ujë të ftohtë.
Përgatiti për “Shëndet+”: Xhovana Kodra


