Sipas një studimi të ri, rreziku për të vdekur nga kanceri i lëkurës “melanoma” është më i lartë tek femrat shtatzëna.
Studiuesit kanë arritur në përfundimin se gratë që diagnostifikohen me sëmundjen e melanomës gjatë shtatzënisë, ose brenda një viti pas lindjes, janë pesë herë më shumë të rrezikuara për të vdekur nga kanceri i lëkurës se femrat me melanoma që nuk janë shtatzëna. Rreziku për përhapjen e kancerit në pjesë të tjera të trupit gjithashtu është më i madh tek gratë shtatzëna.
“Mbetëm të shokuar kur pamë shifrat e larta të vdekjeve, përhapjes dhe rishfaqjes së kancerit tek gratë shtatzëna,” tha autori i studimit Dr. Brian Gastman.
Në studim u përfshinë 462 femra poshtë moshës 50 vjeç, të cilat ishin prekur nga kanceri i lëkurës. Nga këto, 41 femra ishin diagnostifikuar me melanoma ndërkohë që kanë qenë shtatzëna ose brenda një viti pas lindjes së fëmijës. Në këtë grup vdiqën nga kanceri i lëkurës 20% e femrave shtatzëna dhe 10% e femrave që nuk kanë qenë shtazëna gjatë kohës kur janë diagnostifikuar me këtë sëmundje vdekjeprurëse.
Gjithashtu, tek 25% e femrave të diagnostifikuar me kancer të lëkurës gjatë shtatzënisë ose pak pas lindjes, kanceri u përhap edhe në pjesë të tjera të trupit, krahasuar me 12.7% të femrave që nuk ishin shtatzëna.
Shkencëtarët mendojnë se një fenomen i tillë ndodh për shkak të ndryshimeve hormonale (rritja e niveleve të ekstrogjenit) që ndodhin tek gratë shtatzëna.
Burimi: Huffington Post/ Përshtati për “Shëndet+”: Blertina Koka

