Pse disa njerëz i mësojnë me vështirësi gjuhët e huaja?

Një studim i ri sugjeron se njerëzit që e kanë të vështirë të mësojnë gjuhë të huaja mund ta kenë trurin të ndërtuar në një mënyrë të atillë që nuk i mban njohuritë linguistike. femijeMësimi i një gjuhe të dytë është më e lehtë për disa të rritur sesa të tjerë, për shkak të mënyrës se si pjesë të ndryshme të trurit komunikojnë me njëra-tjetrën.

Diferenca është aq e madhe, saqë studiuesit mund të parashikojnë se kush do t’ia dalë të përvetësojë një gjuhë tjetër dhe kush jo, thjesht duke u bazuar tek skanimi i trurit. Gjithçka ka të bëjë me faktin se sa mirë komunikojnë qendrat e trurit kur janë në qetësi. Pjesa më e madhe e të nxënit ndodh gjatë kohës kur truri pushon, prandaj gjumi është shumë i rëndësishëm.

Për studimin, ekspertët skanuan trurin e 15 të rriturve anglishtfolës, të cilët ishin në fillim të një kursi intensiv 12-javor për mësimin e frëngjishtes. Ata iu nënshtruan testit të njohurive në fillim dhe në fund të kursit.

“Truri është shumë plastik, që do të thotë se ai mund të formësohet nga të mësuarit dhe përvoja”, thotë autorja e studimit dr. Xiaoqian Chai, Instituti i Teknologjisë, në Masaçusets, Britani e Madhe.

Ky studim do t’i hapë rrugë studimeve të tjera të rëndësishme për të kuptuar ndryshimet e të nxënit mes individëve, si dhe për të zhvilluar teknika të tjera më efektive për t’i ndihmuar njerëzit të mësojnë më mirë.

Burimi: The Telegraph/ Përshtati: Blertina Koka

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm