Nëse hani këtë mëngjes çdo ditë do të humbisni kile shumë shpejt!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

humb peshe shpejtNe të gjithë e dimë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, veçanërisht në qoftë se doni të ulni peshën.

Një studim i fundit i publikuar në “Analet e të ushqyerit dhe Metabolizmi” provoi se opsioni më i mirë për humbjen e kileve është të konsumoni bollgur në vaktin e mëngjesit.

Gjatë këtij studimi morën pjesë 36 burra dhe gra, të cilët u ndanë në 3 grupe. Grupi i parë konsumoi bollgur për mëngjes, grupi i dytë konsumoi drithëra dhe grupi i tretë nuk hëngrën mëngjes, por pinë vetëm ujë. Ata të gjithë hëngrën të njëjtin ushqim për drekë.

Ekspertët dëshmuan se grupi i njerëzve të cilët konsumuan bollgur ishin më pak të uritur deri pasdite, ata konsumuan 31% më pak kalori në vaktin e drekës. Përveç kësaj, bollguri pati efekt të dobishëm tek njerëzit me peshë të tepërt, pasi ata konsumuan 50% më pak kalori gjatë drekës. Pjesëmarrësit të cilët konsumuan drithëra ndjenë uri tre orë pas mëngjesit. Grupi që pinte vetëm ujë për mëngjes ishte gjithashtu i uritur tre orë pas mëngjesit.

Ka shumë hulumtime dhe të gjitha dalin në përfundimet se bollguri është një nga ushqimet më të dobishme në qoftë se doni të humbisni peshë.

Burimi:  www.sportonlinegroup.com

 

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj