Eksperti i helmimit nga ushqimet tregon gjërat që nuk konsumon kurrë

Pas 20 viteve pune në proceset gjyqësore rreth helmimit nga ushqimet, Bill Marler, avokat amerikan tepër i njohur, ka vendosur të mos i konsumojë më disa ushqime. Në një artikull të publikuar në gazetën “Helmimi nga ushqimet”, ai ka bërë një listë me ushqime që nuk i ha më, për shkak të rrezikshmërisë që ato paraqesin.ushqime

Goca deti të papërpunuara – Merler shprehet se ka parë më shumë helmime nga produktet e detit në pesë vitet e fundit sesa në dy dekadat e kaluara. Shkaku: Rritja e temperaturës së ujërave detare, që shkakton rritjen e numrit të mikrobeve.

Fruta dhe perime të lara dhe të prera paraprakisht – Marler thotë se i shmanget këtyre si të ishin “sëmundje epidemike”. Në sa më shumë duar të kalojnë ato, aq më të larta janë shanset e kontaminimit.

Mishi gjysmë i pjekur – Sipas Marlerit, mishi duhet të gatuhet në 160 gradë në mënyrë që të shkatërrohen bakteret që shkaktojnë E.coli ose salmonelë.

Vezë të pagatuara – Për të gjithë ata që e mbajnë mend epideminë e salmonelës në vitet ’80 dhe fillimin e viteve ’90, kjo gjë nuk do shumë mend. Sipas Marlerit, rreziku për t’u helmuar nga vezët e pagatuara është më i ulët se 20 vite më parë, megjithatë ai vazhdon të mos rrezikojë.

Qumësht dhe lëngje të papasterizuara – Ndonëse ka pasur lëvizje të shumta kundër pasterizimit të qumështit dhe lëngjeve të frutave me argumentimin se ai u largon vlerat ushqyese, Merler thotë se pasterizimi nuk është i rrezikshëm. Sipas tij, konsumimi i i lëngjeve dhe qumështit të papasterizuar është i rrezikshëm, sepse shmangia e këtij procesi nënkupton më shumë mundësi për kontaminimin e tyre nga bakteret, viruset dhe parazitët.

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka/ Burimi: Business Insider

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm