Catherine Zeta-Jones zbulon sekretin kundër rrudhave

Catherine Zeta-Jones

Aktorja Catherine Zeta-Jones ka vendosur të ndajë me ne sekretin e saj të rinisë së përjetshme. Ylli i Hollivudit ka thënë se lëkura e saj e freskët, edhe pse në moshën 46-vjeçare, është rezultat i përdorimit të vajit të arganit. Edhe pse produkti po përdoret shumë në gatime për përfitimet që i sjell shëndetit, zonja Zeta-Jones, si shumë femra të tjera, preferon ta bëjë atë pjesë të regjimit të saj të përditshëm të bukurisë.

“Kam filluar të përdor vaj argani për të zbutur fytyrën në darkë, në mënyrë që lëkura të ushqehet ndërkohë që unë fle, dhe kështu e nis ditën më e hidratuar”, ka thënë ajo.

Vaji i arganit është quajtur ndryshe edhe eliksiri i bukurisë së përjetshme. Ai përdoret gjerësisht nga femrat për të trajtuar probleme të ndryshme me lëkurën, si aknet, rrudhat, puçrat etj.

Përveç vajit të arganit, ajo mendon se lumturia është ilaçi më i mirë që na mban të rinuar.

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka / Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?