Cilat janë simptomat më të shpeshta të artritit reumatoid?

Për gazetën “Shëndet+”, mjekja reumatologe Rovena Liço

Shenjat fillestare janë shenja jospecifike e që mund të jenë të përbashkëta më shumë sëmundje të tjera, si: lodhje, dobësi të përgjithshme, mungesë oreksi, dhimbje muskujsh, temperaturë e lehtë, më e shprehur mbasditeve e që nuk shoqërohet me ethe.

artritiPas kësaj periudhe me shenja të ngjashme me të një sëmundjeje gripale,fillojnë e shfaqen shenjat specifike për artritin reumatoid, dhimbje dhe enjtje kyçeve, ku mbizotërojnë prekjet e kyçeve të vogla të duarve, bërrylave, gjunjve. Dhimbjet janë të karakterit inflamator që nënkupton që janë të pranishme në qetësi, shqetësojnë gjumin natën, shoqërohen me vështirësi në aktivitetin e përditshëm jetësor, shumë pacientë thonë se kanë një ulje në fuqinë e duarve e punë që më parë i bënin me shumë lehtësi, gjatë zhvillimit të sëmundjes nuk arrijnë dot t’i kryejnë si më parë.

Një shenjë tjetër e përbashkët në shumë sëmundje reumatizmale inflamatore është ngurtësimi mëngjesor ose ngurtësimi artikular që nënkupton vështirësinë që ndjen pacienti në lëvizje pas qëndrimit për një kohë relativisht të gjatë pa lëvizur, e kjo lidhet me edemën që krijohet përrreth artikulacioneve në qetësi e në momentin që fillon lëvizja likidi i extravazuar ripërthithet nga enët e gjakut. Ngurtësimi për të qenë sinjifikativ duhet të zgjasë më tepër se 30-45 minuta. Sigurisht që një pacient që diagnostikohet me artrit reumatoid e ka të domosdoshëm kontrollin e vazhdueshëm edhe për prekjet ekstra-artikulare, si kontrollin e vazhdueshëm të syve, aparatit kardiovaskular, sistemit endokrin, mushkëritë etj.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë