Sa kalcium ju nevojitet gjatë një dite, ja çfarë thonë studimet!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

sasi kalciumi ne dite

Kalciumi i mjaftueshëm është i nevojshëm për shëndet të mirë dhe jo vetëm për shkak se është një komponent i rëndësishëm për mirëfunksionimin e kockave tona. Ai gjithashtu luan një rol jetik në organet dhe muskujt skeletore.

Zakonisht merren 1000 miligramë (mg) kalcium në ditë për gratë e moshës 50 vjeçare dhe për gratë më të reja dhe 1.200 mg për femrat mbi 50 vjeçare në përpjekje për të ruajtur shëndetin e kockave. Ju ndoshta do të befasoheni kur të mësoni se organet shëndetësore nuk pajtohen me këtë rekomandim. Dr Walter Willett, kryetar i Departamentit të ushqyerit në shkollën e Harvardit, mendon se ju nevojitet gjysma e sasisë së mësipërme.

“Në thelb, unë mendoj se të rriturit nuk kanë nevojë për 1,200 mg kalcium në ditë. Rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është 500 mg.

Kalciumi dhe vitamina D nuk parandalojnë fraktura. Kjo gjetje erdhi nga dy studime britanike të raportuara në vitin 2005. kjo hipotezë ishte vërtetuar nga një raport i vitit 2006 nga Iniciativa e Shëndetit të Grave, i cili tregoi se 18.000 gra në fazën postmenopausë që morën një shtojcë1000 mg kalcium dhe 400 mg të vitaminës D kishin jo më pak gjasa për të thyer kockat, se një numër i barabartë që nuk morën kalcium. Futja e sasisë të lartë të kalciumit nuk mund të zvogëlojë rrezikun e thyerjeve të kockave. Ky ishte përfundimi i një raporti të vitit 2007 nga shkencëtarët zviceranë dhe amerikanë të cilët zhvilluan një analizë të më shumë se një duzinë studimesh rreth efekteve të  kalciumit.

Burimi: http://wwwhealth.harvard.edu/

Postime të ngjashme

Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit