Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Infeksionet e traktit urinar janë shumë të shpeshta dhe duan një kohë relativisht të gjatë për t’u kuruar. Zakonisht femrat preken më shpesh se meshkujt nga këto lloje infeksionesh. Megjithëse kurimi me antibiotikë mund të rezultojë efektiv, ato mund t’ju shfaqein efekte anësore në veshka. Infeksionet e traktit urinar mund të jenë një kërcënim i madh sidomos për gratë shtatzëna sepse mund të shkaktojnë lindje të parakohshme.
Në vitin 2005, hulumtuesit treguan se farat e grejpfrutit ishin shumë të mira në trajtimin e këtyre infeksioneve. Ata arritën në përfundimin se farat e këtij fruti përveçse luftojnë infeksionet, mund të parandaolojnë edhe zhvillimin e baktereve. Ekstrakti nga farat e grejpfrutit kalon në membranën bakterore të citoplazmës dhe shkarkon strukturën e saj të brendshme brenda 15 minutash. Hulumtimi tregoi gjithashtu se ekstrakti i këtyre farave pengonte rritjen dhe zhvillimin e baktereve Gram-negative. Për të luftuar infeksionet e traktit urinar hani grejpfrut sëbashku me farat e tyre për 2 javë. Nëse nuk i konsumoni dot duke i përtypur këto fara, atëherë mund t’i bluani në blender ose mund t’i pini në formë çaji./ Burimi: steptohealth


